Kriza e pandemise se bizneseve prek edhe buxhetin | Lajme-News

2020-12-05 0

Buxheti e mbylli periudhën 8-mujore me një rënie të të ardhurave në masën 12%, duke shënuar tkurrjen më të fortë të mbledhjes së taksave në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, krahasuar me një vit më parë pandemia i ka dhënë deri më sot një goditje me vlerë 300 milionë Euro të ardhurave, ndërsa performanca gjatë muajve të fundit, pas rigjallërimit të ekonomisë ka qënë në përputhje me planin e rishikuar të buxhetit.

Tkurrjen më të fortë e kanë patur të ardhurat tatimore për shkak të shtyrjes së pagesës së tatim-fitimit për biznesin dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Tvsh-ja u tkurr gjatë gjithë 8-mujorit me afro 90 milionë Euro, ndërsa edhe mbledhja e taksave të tjera pati performancë më të ulët se një vit më parë.

Të dhënat më optimiste vijnë nga tregu i punës, ku taksat e pagesës së kontributeve shoqërore ranë me 1.4% krahasuar me një vit më parë, ndërsa tejkaluan planin e vitit 2020 në 102.5%.

Shpenzimet në buxhetin e shtetit janë përqëndruar në financimin e paketave mbështetëse për biznesin, individët e prekur nga pandemia dhe shpenzimet në investime publike të rindërtimit dhe shëndetësisë.

Defiçiti shënoi nivelin e 438 milionë Eurove, duke shënuar një rritje me 42 milionë Euro më shumë se në Korrik, por brenda limitit prej 540 milionë Eurosh të përcaktuar në aktin normativ të ndryshimit të buxhetit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/